gjëndër
Appearance
GJËNDËR f.
- 1. anat. Organ në trajtën e një kokrre, të një lëmshi etj. në trupin e njerëzve e të kafshëve, që prodhon lëngje të nevojshme për veprimtarinë jetësore të organizmit, të cilat kalojnë në gjak ose derdhen jashtë. Gjëndrat dhjamore. Gjëndra tiroide (e gushës). Gjëndra të zmadhuara. Gjëndrat e pështymës (e djersës, e lotëve). Gjëndrat e yndyrës (e qumështit). Gjëndrat e tretjes. Gjëndrat me sekrecion të brendshëm (të jashtëm). Zmadhimi i gjëndrave.
- 2. Lëmsh i vogël që formohet nën lëkurë nga zmadhimi i nyjave limfatike; nyjë e ënjtur a e malcuar. Gjëndër e madhe (e vogël). Gjëndra në qafë (në rrëzë të kofshës). I dolli (iu bë) një gjëndër.
- 3. bot. Organ si fshikëz shumë e vogël te bimët ose në lëkurën e disa frutave, që prodhon lëngje. Gjëndrat e rrëshirës. Gjëndrat e lëkurës së portokallit.