gjëllij

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

GJËLLIJ I jokal.

  • 1. vjet. Jetoj, rroj. Ka gjëllirë shumë. Gjëllinte ende. Gjëllinin në një shtëpi.
  • 2. fig. Ha e pi dhe bëj një jetë të zbrazët, nuk bëj ndonjë punë me vlerë për shoqërinë, rroj sa për të ngrënë.
  • 3. vet. veta III. Jeton një kafshë në një vend a mjedis të caktuar, është e përhapur. Gjëllin në ujë. Gjëllinin gjithfarë kandrrash.

GJËLLIJ II kal.

  • 1. vet. veta III. Kërkon andej-këtej ushqim duke e zgjedhur, qëmton (për shpendët e kafshët). Gjëllin pula. Gjëllin lopa. Gjëllin nëpër bar.
  • 2. Zgjedh diçka duke kërkuar, qëmtoj. Gjëllij ca ullinj. Gjëlliu ca dërrasa.
  • 3. I jap të hajë, e ushqej.