Jump to content

gjëegjëzë

Nga Wiktionary

GJËEGJËZË f.

  • Përshkrim i tërthortë e i ngjeshur (zakonisht në vargje) i një sendi ose një dukurie, që i jepet dikujt për ta gjetur se çfarë do të thotë; gjëzë (p.sh. Ha me bark / Dhe vjen përqark. = mulliri; Dy shigjeta pendëzeza / Tekdo i lëshon, atje venë. = sytë). Gjëegjëzat popullore. Libër me gjëegjëza. Tregoj (them) gjëegjëza. Gjej një gjëegjëzë.