Jump to content

gdhihem

Nga Wiktionary

GDHIHEM vetv.

1. pavet. Nis të zbardhë, bie drita e parë e mëngjesit, fillon të bëhet ditë; agon; kund. ngryset. Gdhihet herët tani.

2. vet. veta III. Kalon një natë dhe zbardh dita; kund. ngryset. U gdhi një ditë e re.

3. Më zë mëngjesi a drita diku, e kaloj natën diku deri në mëngjes a derisa të zbardhë drita; kaloj tërë natën pa gjumë ose në një gjendje të caktuar; zgjohem në mëngjes. U gdhi mirë (keq). U gdhi i sëmurë. U gdhinë jashtë. U gdhi pranë të sëmurit. Ngrysen e gdhihen në punë. U gdhifshi shëndoshë! ur. Mos u gdhifsh nesër! mallk. Si u gdhitë? si e kaluat natën; si jeni? (kur pyesim dikë në orët e para të mëngjesit). U ngrys e nuk u gdhi ra të flejë dhe vdiq natën.

  • U gdhi gërdec shih te GËRDEC,~I. U gdhi kallkan shih te KALLKAN,~I.