gazsjellës
Appearance
GAZSJELLËS m.
Sistem gypash e pajisjesh të tjera, që shërbejnë për të çuar gazin nga burimi deri në një qendër banimi ose në një ndërmarrje industriale. Gazsjellësi i qytetit. Ndërtimi i gazsjellësit. Gypat e gazsjellësit.
GAZSJELLËS mb.
Që ka të bëjë me gazsjellësin, i gazsjellësit; që shërben për të çuar gazin nga burimi në një largësi të caktuar. Tub gazsjellës. Rrjeti gazsjellës.