gazmor

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

GAZMOR mb.

1. Që të ngjall a të sjell gëzim, që të gëzon; i gëzueshëm, i gëzuar; që të bën të qeshësh e të dëfren kur e sheh a e dëgjon. Lajm gazmor. Ngjarje gazmore. Këngë (melodi) gazmore. Tregim gazmor. Shfaqje gazmore.

2. Që është plot gëzim, që ka a që shpreh gëzim, i gëzueshëm. Ndjenjë gazmore. Atmosferë gazmore. Fytyrë gazmore. Sy gazmorë. Zë gazmor. Thirrje gazmore.

3. Që kalohet a është kaluar me gëzime, i gëzueshëm. Çast gazmor. Ditë gazmore. Jetë gazmore. Moshë gazmore.

4. Që është gjithnjë i gëzuar e i qeshur; gazmor. Djalë gazmor. Vajzë gazmore.