Jump to content

gazmoj

Nga Wiktionary

GAZMOJ kal.

1. Bëj të mbushet me gëzim e hare; e gëzoj shumë dikë. Gazmoj prindërit (nënën, shokët).

2. jokal. Mbushem me gëzim e hare, më qesh zemra, gëzoj. Gazmon nusja.

3. jokal. vet. veta III. Ka gëzim e hare; buçet nga kënga e gëzimet. Gazmon vendi. Gazmon shtëpia.