gazep
Appearance
GAZEP m. bised.
1. Mundim i madh vuajtje, fatkeqësi e madhe, gjëmë, mynxyrë; hall i madh. Gazep i madh. Në pikë të gazepit shumë keq, në pikë të hallit. E mbuloi gazepi. U bë gazepi. Hoqi gazepin e zi u mundua shumë, hoqi shumë.
2. Njeri shumë i prapë; njeri keqbërës. Është gazep.
3. përd. ndajf. Jashtë mase, tepër, shumë. Gazep i madh (i fortë). Gazep i bukur. Pi (ha) gazep. Ra shi gazep. Është zemëruar gazep. Kishte gazep njerëz.
- Bën gazepin dikush qahet e ankohet me të madhe për diçka; e paraqit gjendjen duke i theksuar tepër anët e këqija, e nxin gjendjen a punën jashtë mase. Gjallë e për gazep shih te GJALLË. E ka marrë në (për) gazep dikë a diçka i është neveritur diçka sa s'e sheh dot me sy; i ka dalë nga zemra dikush, e ka marrë shumë inat.