Jump to content

gatshëm

Nga Wiktionary

GATSHËM mb.

1. Që ka marrë të gjitha masat, që ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar një punë, për t'u nisur a për të pritur dikë a diçka, që është gati a në gatishmëri. I gatshëm për t'u nisur. I gatshëm për të filluar punën. I gatshëm për betejën.

2. Që është gjithmonë gati për të përmbushur një detyrë a çdo gjë që kërkohet, që është i papërtueshëm për të bërë çdo gjë, që shpreh gatishmërinë për të kryer diçka. Njeri i gatshëm. I gatshëm për çdo punë. Është (tregohet, rri) i gatshëm.

3. Që është përgatitur, që është menduar a që është bërë gati që më parë, që është i parapërgatitur (për diçka). Përgjigje e gatshme. Frazë (formulë) e gatshme.

4. Që është kryer a ka përfunduar krejtësisht në të gjitha proceset, që ka marrë trajtën e duhur, që nuk ka nevojë të punohet ose të gatuhet më dhe mund të përdoret menjëherë. Rroba të gatshme. Gjellë e gatshme. Prodhime të gatshme (gjysmë të gatshme). Ushqim i gatshëm (gjysmë i gatshëm).