Jump to content

gati

Nga Wiktionary

GATI f. vet.

Përgatitje, gatitje. Gatitë e dasmës. Gatitë e udhëtimit. Bëj gatitë gatitem, përgatitem.


GATI

I. ndajf.

1. Në gjendje për të bërë diçka menjëherë, pa ia përtuar e në mënyrë të vendosur. Gati për punë e për mbrojtje. Gjithmonë gati! Bëj gati përgatit. Bëhem gati përgatitem. Rri gati. Është gati për punë (për rrugë). Jam gati të punoj (të veproj, të flas). A jeni gati? Makina është gati. Reparti është gati.

2. Në gjendje të kryer a të përfunduar. Dreka është gati. Fjalimin e ka gati.


II. pj.

1. Në madhësi, në sasi a në cilësi të afërt me një tjetër, pak a shumë, pothuajse. Gati i barabartë. Gati fëmijë. Gati gjysma. Gati të gjithë. Gati njëlloj. Gati plot. Gati pesë fish. Gati kudo. Gati sa unë. Gati si kjo. Gati gjithë ditën.

2. Për pak sa, mend, desh, pothuajse (kur mbetet fare pak për të ndodhur diçka). Gati harrova. Gati u rrëzua. Gati u err. Gati sa s'më zuri gjumi. Gati sa s'u zunë. Dega ishte gati në të thyer. Ishte gati në të errur (në të gdhirë).

  • Kujto (zër në gojë) qenin, bëj gati (rrëmbe) shkopin fj. u. shih te QEN,~I.