garroq

Nga Wiktionary

GARROQ m.

1. Zgavër, zgërbonjë; gropë në tokë që shërben si strofkë. Garroqi i lisit. Futet në garroq.

2. Kuti ose arkë e drunjtë, që është bërë duke gërryer një copë trungu e që përdoret për të mbajtur kripën, lugët etj. Garroqi i kripës (i lugëve). Garroqi i bletëve.

3. Gualli i breshkës a i kërmillit. Garroqi i breshkës. Garroqi i kërmillit.

4. Kutia e çiftelisë. Garroqi i çiftelisë. U thye (u ça) garroqi.

5. fig. Plak i kërrusur nga mosha a nga ndonjë sëmundje.

6. përd. mb. I zgavërt; i prishur, i shkatërruar. Lis garroq.

  • E kishte barkun garroq kishte uri të madhe, e kishte barkun gropë. Zihen (hahen) si qentë në garroq zihen e grinden pa pushim, hanë kokat njëri me tjetrin.