Jump to content

gardërobë

Nga Wiktionary

GARDËROBË f.

1. Dollap i veçantë ku vendosim zakonisht rrobat që veshim; përmb. rrobat që mbahen në këtë dollap; të gjitha rrobat e sipërme vetjake që ka dikush. Gardërobë e madhe (e vogël). Gardërobë me pasqyrë. Gardërobë e pasur.

2. Vend i veçantë në tremen e një teatri a të një institucioni tjetër, të një restoranti, të një ndërmarrjeje etj., ku lihen e ruhen veshjet e sipërme. Gardëroba e teatrit. Gardëroba e punëtorëve. Lë në gardërobë.