garantoj

Nga Wiktionary

GARANTOJ kal.

1. Ia bëj dikujt të mundshme e të sigurt diçka, i krijoj kushtet dikujt që ta ketë të sigurt diçka; siguroj. I garanton punë. I garanton jetën. E garanton me ligj.

2. I jap dikujt siguri të plotë, pohoj me përgjegjësi të plotë se diçka është ashtu si them unë, e marr përsipër; siguroj. - Kush më garanton për këtë?- Të garantoj unë.

3. jokal. Marr vetë përsipër ose detyrohem të përgjigjem materialisht a moralisht për dikë a për diçka, dorëzanë, dorëzanohem; garantohem. Garantoj unë për atë.

4. vjet. shih SIGUROJ 5. Garantoj jetën. Garantoj shtëpinë.