gangrenë

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

gangrenë f. mjek. 1. Kalbëzim ose shkatërrim i indeve të një pjese të organizmit, ngaqë nuk ushqehet me gjak; vendi i kalbëzuar në një pjesë të trupit a në një organ. Gangrenë e thatë (e njomë). Gangrenë në krah (në mushkëri). Gangrenë me qelb. Iu bë gangrenë. Kaloi në gangrenë.

2. fig. Diçka që të bren vazhdimisht e të shkatërron dalëngadalë. Kriza është gangrenë e kapitalizmit.