gamë

Nga Wiktionary

GAMË f.

1. muz. Vargu ngjitës ose zbritës i tetë notave, të rregulluara sipas radhës së natyrshme të tingujve brenda një oktave. Gamë muzikore. Gamë ngjitëse (zbritëse). Gama e tingujve.

2. fig. Tërësia e sendeve a e dukurive që kanë veçoritë e veta dhe që vijnë një pas një sipas një shkallëzimi. Gama e ngjyrave. Gama e prodhimeve. Gama e problemeve (e çështjeve, e temave). Gama e personazheve. E zgjeruan gamën e artikujve të rinj.