Jump to content

galvanizoj

Nga Wiktionary

GALVANIZOJ kal.

1. tek. Vesh një send metalik me një shtresë të hollë metali që nuk ndryshket, duke e mbytur në një lëng, i cili përshkohet prej rrymës elektrike. Galvanizoj me ar (me argjend, me krom, me nikel). Galvanizojnë medaljet. Galvanizojnë lugët (unazat).

2. fig. libr. I jap një vrull të përkohshëm, nxit për një çast veprimtarinë e dikujt a të diçkaje. I galvanizoi njerëzit. Galvanizon energjitë.