gajtan
Appearance
GAJTAN I m.
1. Shirit ose gjalmë i përdredhur prej mëndafshi, leshi a pambuku, që u vihet anës veshjeve a rrobave për stoli ose për të mos u dalë thekët; fill i trashë e i përdredhur prej ari, argjendi ose mëndafshi, me të cilin qëndisen a stolisen veshjet kombëtare. Gajtan i zi (i kuq). Gajtan ari (argjendi). Gajtan mëndafshi. Thur gajtan. I vë gajtan.
2. përd. mb. poet. I hollë e i drejtë (zakonisht për vetullat). E ka vetullën gajtan.
- E sjell gajtan muhabetin e vërtit si të dojë, e dredh sipas qejfit.
GAJTAN II m.
Ka ose cjap me qime të murrme; ka i zi me disa vija si të kuqe.