Jump to content

gajle

Nga Wiktionary

GAJLE f. bised.

Kokëçarje, hall; shqetësim, merak. Futet në gajle. Jeton pa gajle. E ka rritur me gajle. Vë gajle shqetësohet, merakoset. S'e ka për gajle s'bëhet merak, nuk i bëhet vonë, nuk e ka për gjë. Ia ka gajlen. Ka gajlen e fëmijës. Mos ki gajle!

  • Gajle e madhe! punë e madhe! S'ka gajle nuk prish punë, s'ka gjë. S'e ka për gajle

a) e ka fare të lehtë, e bën kollaj;

b) nuk i skuqet faqja, nuk i bën përshtypje, s'e ka për turp. Aq kishte gajle atë priste sa të arrinte atë që donte, tani nuk pyet më.