Jump to content

gajas

Nga Wiktionary

GAJAS kal.

1. E lodh shumë, e mundoj dikë jashtë mase derisa t'i pritet fuqia dhe t'i zihet fryma; bëj që të meket nga të qeshurit ose nga të qarët. Na gajasi me ato që na tregoi.

2. jokal. Gajasem. Gajasi së qari (së qeshuri). Gajasi së ecuri (së bërtituri).

3. jokal. Më thahet goja (nga etja, nga ethet etj.), mjakem. Gajasën për një pikë ujë.