Jump to content

gacë

Nga Wiktionary

GACË f.

1. Thëngjill i ndezur, copë prushi. E ndezi (e dogji) me gacë. Shkëlqen si gacë.

2. Shkëndijë, xixë. Stralli lëshon gaca.

3. krahin. Kandil me vaj a me vajguri.

4. përd. mb. fig. Që shndrit a duket sikur lëshon xixa, i ndezur, i zjarrtë, plot guxim e zgjuarsi. I ka sytë gacë.

  • U bë gacë u skuq në fytyrë, u bë prush në fytyrë. Gacë e mbuluar (thëngjill i mbuluar) keq. shih te MBULUAR (i, e). Ishte gacë në para kishte shumë para (përdorej sidomos për ata që kishin shumë para flori).