Jump to content

gaboj

Nga Wiktionary

GABOJ jokal.

1. Bëj një gabim në të folur a në të shkruar, në lexim, në numërim, në llogaritje etj. nga mosnjohja e rregullave ose nga pakujdesia; bëj diçka në mënyrë jo të përpiktë. Gabon në numërim (në shqiptim, në të shkruar). Gaboi në llogari.

2. Bëj një veprim të shtrembër në jetë a në punë, sillem në një mënyrë që nuk përputhet me normat a me rregullat morale të vendosura nga shoqëria; kam një ide, mendim a pikëpamje jo të drejtë; bie në gabim, gabohem. Gabon rëndë. Gaboi në punë.

3. kal. Ngatërroj diçka nga mosnjohja, nga padija a nga pakujdesia, e marr tjetër për tjetër; ngatërroj (edhe fig.)- Gaboi rrugën. Gaboi derën. Gaboi adresën (drejtimin).

4. kal. Bëj që dikush të bjerë në gabim duke e mashtruar, e bëj të gabohet, e shtie në gabim; mashtroj; gënjej. Borgjezia përpiqet t'i gabojë masat. I gaboi fëmijët. Syri të gabon. Pamja e jashtme (veshja) të gabon.