gëzueshëm
Appearance
GËZUESHËM mb.
1. Që të ngjall gëzim, që të gëzon, që të mbush me gaz e hare, i gëzuar, gazmor. Lajm i gëzueshëm. Ngjarje e gëzueshme. Këngë e gëzueshme. Festë e gëzueshme.
2. Që është gjithnjë i qeshur e tërë gaz; i gëzuar. Fëmijë i gëzueshëm.
3. Që kalohet a është kaluar me gëzim, i gëzuar. Jetë e gëzueshme. Ditë të gëzueshme. Çast i gëzueshëm.
4. Që shpreh gëzim e hare, i qeshur. Fytyrë e gëzueshme.
GËZUESHËM ndajf.
Me gëzim, gjithë gaz. Ecte gëzueshëm. Këndonte gëzueshëm. Flet gëzueshëm.