Jump to content

gëzuar

Nga Wiktionary

GËZUAR mb.

1. Që ndien a ka gëzim, që është gjithë gaz. Djalë i gëzuar. Njerëz të gëzuar.

2. Që shpreh gëzim e hare; i gëzueshëm, i qeshur. Fytyrë e gëzuar. Sy të gëzuar.

3. Qe kalohet a është kaluar me gëzime, i gëzueshëm. Jetë e gëzuar. Ditë të gëzuara.

4. Që të ngjall gëzim, që të gëzon, që të mbush me gaz e hare, i gëzueshëm, gazmor. Lajm i gëzuar. Ngjarje e gëzuar.


GËZUAR pasth.

Përdoret si urim në raste festash, ditëlindjesh, kur fillojmë një punë të re etj., me kuptimin «e kalofsh i gëzuar!», «qofsh i gëzuar!», «e gëzofsh (e gëzofshi)!» etj. Gëzuar Vitin e Ri! Gëzuar qofsh! Gëzuar bukën e re! Gëzuar! (thuhet kur ngremë një dolli a kur çokasim gotat me dikë).