Jump to content

gëzoj

Nga Wiktionary

GËZOJ kal.

1. I sjell a i ngjall dikujt gëzim, ia mbush zemrën me gëzim; kënaq. Gëzon shokët. Gëzon prindërit. Gëzon fëmijët. Lajm që na gëzon. Të gëzon syrin.

2. jokal. Ndiej gëzim, gëzohem, mbushem me gëzim. Gëzon fëmija. Gëzon për rrobat e reja. Punove gëzove. fj.u. puna është burim të mirash e kënaqësie.

3. I shoh të mirën a dobinë dikujt a diçkaje; i gëzohem. I gëzoi mençurinë. Çfarë i gëzove atij?

4. Mbaj diçka me shëndet dhe i gëzuar, arrij të kënaqem a të shijoj diçka. E gëzoi shtëpinë. Nuk e gëzoi jetën. I gëzofsh rrobat! ur. Mos e gëzoftë! mallk. (i thuhet dikujt që ka marrë një send që nuk i takon ose që ka grabitur a vjedhur diçka).

5. libr. Kam, zotëroj diçka. Gëzon liri të plotë. Gëzon të drejta të barabarta. Gëzon besimin (dashurinë) e dikujt. Gëzon përkrahjen e dikujt.

6. Përkëdhel, ledhatoj. Gëzoj fëmijën. I gëzoi flokët.