Jump to content

gëzohem

Nga Wiktionary

GËZOHEM vetv.

1. Ndiej gëzim, më mbushet zemra me gëzim. Gëzohem shumë (pa masë). Gëzohet me gjithë shpirt. Gëzohem që u njohëm. Gëzohem që ju shoh. U gëzofsh! ur. paç gëzim!

2. I shoh të mirën a dobinë dikujt a diçkaje; gjej kënaqësi e gëzim pranë dikujt a diçkaje; ndiej gëzim për diçka. I gëzohet djalit (nuses). I gëzohet shtëpisë së re. I gëzohen punës.

3. vet. veta III. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Mbushet me gëzim, kënaqet. Më gëzohet zemra (shpirti). T'u gëzoftë zemra!

4. Pës. E GËZOJ 1, 6.