gërxhel
Appearance
GËRXHEL m.
1. Pjesa e trungut të drurit të prerë që mbetet mbi tokë së bashku me rrënjët, kërcu; pjesë e rrënjëve të një druri që mblidhen për t'u djegur. Mbledh gërxhelë.
2. Pjesa e kërcellit të misrit që mbetet në arë pas korrjes.
3. Shtupë druri e rrumbullakët, e cila vulos vrimën e gurit të poshtëm të mullirit që të mos derdhet mielli.
4. Koçan, kacarrum.
5. fig. shar. Gërxho (për njerëzit).