gërvisht
Appearance
GËRVISHT kal.
1. Çjerr pak lëkurën me thonj: çjerr pak sipërfaqen e një sendi me diçka të fortë e me majë; gërryej pak duke i hequr shtresën e sipërme. Gërvisht lëkurën (fytyrën, dorën, gjurin). Gërvisht enët. Gërvisht murin (derën). Gërvisht tokën. Gërvisht plagën. E gërvishti macja. Gërvisht me thonj. Gërvisht me thikë. Gërvisht me parmendë.
2. fig. I shkaktoj dikujt një shqetësim në veshë, çjerr; e prek dikë thellë në ndjenjat e tij, e prek në zemër, i këput shpirtin dikujt. Na gërvishti veshët. Më gërvishti zorrët. Na gërvishti zemrën (shpirtin).