Jump to content

gërvin

Nga Wiktionary

GËRVIN jokal.

Nxjerr a lëshon një tingull të thatë, të çjerrë e të zgjatur (kur një send metalik ose i drunjtë fërkohet me diçka tjetër të fortë); nxjerr një zhurmë të ngjashme me këtë tingull. Gërvin dera (qerrja, karroca). Gërvijnë sharrat. Gërvin motori (traktori). Gërvin çelësi në bravë.