gërshërëz
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]gërshërëz f.
- ndërt. Secili prej trarëve të hollë, që zbresin dy nga dy në trajtë gërshëre nga kulmari i çatisë, mbi të cilët mbërthehen qeprat.
- zool. Insekt i vogël, me trup të hollë e të gjatë në ngjyrë kafe të errët, me bishtin bigë e me dy brirthë në kokë, që ushqehet me pemë e sidomos me rrush.
- Kocaku i samarit, kaptelli i pasmë.
- vet. Dy zgjatimet në majën e gjuhës së gjarprit.
- Lloj thurjeje a qëndisme e ngjashme me krahët e gërshërës, që bëhet mbi një pëlhurë; përparëse me qëndisma të tilla.
- Lloj plori pa majë.