Jump to content

gërmim

Nga Wiktionary

GËRMIM m.

1. Veprimi sipas kuptimeve 1-3 të foljes GËRMOJ e kuptimeve të foljes GËRMOHEM. Gërmimi i dheut (i tokës). Gërmimi i tunelit. Gërmim me kazmë. Gërmim në sipërfaqe (në thellësi). Vendi (sektori) i gërmimit.

2. Vend i gërmuar. Thellësia e gërmimit.

3. vet. arkeol. Tërësia e punimeve që bëhen për të zbuluar rrënojat e një qyteti a një monument të lashtë; vendi ku bëhen këto punime. Gërmime arkeologjike. Gërmimet e Apolonisë (e Butrintit, e Maliqit). Drejtimi i gërmimeve.