gërmadhë
GËRMADHË f.
1. Ndërtesë e shkatërruar, që i kanë mbetur vetëm muret; mbeturinat e një ndërtese, të një kështjelle, të një ure etj. të shkatërruar a të shembur; vet. rrënojat e një qyteti a të një qendre dikur të banuar. Gërmadhat e qytetit të vjetër. Gërmadhat e fshatit të djegur. Kaluan nëpër gërmadhat. Mbetën gërmadha. U bë gërmadhë.
2. bised. Shtëpi e keqe banimi, ndërtesë e vjetër; mekanizëm i vjetër, që është shkatërruar nga përdorimi i gjatë. Banonin në një gërmadhë. Punonte me atë gërmadhën.
3. fig. bised., mospërf. Njeri me trup të dobët e të pafuqishëm (nga pleqëria a nga ndonjë sëmundje). Gërmadhë e vjetër. U bë gërmadhë.
4. fig. Mbeturinat e diçkaje të kaluar, të zhdukur a të përmbysur. Mbi gërmadhat e feudalizmit (e rendit të vjetër).
5. përd. mb. I shkretë, i gjorë. Gërmadha plakë! Ç'e gjeti, gërmadhën!
6. Përd. mb. sipas kuptimeve 2, 3 të emrit. Shtëpi gërmadhë. Qytet gërmadhë. Njeri gërmadhë.
- E qau gërmadha e gjeti e keqja, e piu e zeza.