gërdallë
Appearance
GËRDALLË f.
1. Kalë i vjetër dhe i dobët sa i duken kockat. Gërdallë e vjetër. Kishte hipur mbi një gërdallë.
2. fig. shar. Njeri me trup të gjatë dhe shumë të dobët; njeri i plakur dhe shumë i dobët. Gërdallë e gjatë. Gërdallë plakë.
3. fig. Diçka e vjetruar dhe e shkatërruar që nuk vlen më; diçka pa vlerë.
4. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Kalë gërdallë. Shtëpi gërdallë. Makinë gërdallë. Tokë (arë) gërdallë.