Jump to content

gënjeshtër

Nga Wiktionary

GËNJESHTËR f.

1. Fjalë e thënë që s'është e vërtetë; pohim që nuk përputhet me të vërtetën, që shtrembëron a e fsheh me qëllim të vërtetën; rrenë, mashtrim; diçka e paqenë, e trilluar. Gënjeshtër e rëndë (e madhe, e ndyrë). Gënjeshtër me bisht. bisede gënjeshtër që bie në sy menjëherë. Gënjeshtra me okë. Një thes me gënjeshtra. Thotë (këput) gënjeshtra. Na mbushi me gënjeshtra. S'u besojmë atyre gënjeshtrave. S'i hami ato gënjeshtra. Doli gënjeshtra në shesh. Gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra. fj.u. Gënjeshtra bën vegshin, por nuk ia vë kapakun. fj.u.

2. zakon. Premtime, shpresa të kota. E mban me gënjeshtra.

3. Diçka që të gënjen a të bën të gabohesh, diçka e gënjeshtërt; iluzion.