futë
Appearance
FUTË f.
1. Përparëse grash a vajzash, zakonisht prej basme. Futë e bardhë (me lule). Futë dasme.
2. Shami kokë e zezë, që mbajnë gratë në shenjë zije. Vëntë futën! mallk. Është në futë është në zi.
3. përd. mb. Shumë i zi. Ishte bërë futë në faqe ishte nxirë shumë, ishte vrarë keq në faqe. U bë futë u nxi me bojë; u nxi (nga një sëmundje a plagë).
4. përd. ndaif. Shumë (me mbiemrat i zi, i errët). Nata ishte futë e errët.