fushor
Appearance
FUSHOR mb.
1. Që është fushë; që shtrihet në fushë a që kalon nëpër fusha. Fshat fushor. Kooperativë fushore. Vend fushor. Krahinë fushore. Rrugë fushore.
2. Që ka të bëjë me vendet që shtrihen në fushë; që lidhet me fushën, që i përket fushës, i fushës. Punime fushore.
3. usht. Që është i përshtatshëm për zonat e fushës, që vepron në fushë; që vepron në kushte fushimi, i fushimit. Artileria fushore. Top fushor. Spital fushor. Shtabi fushor. Posta fushore. Kuzhinë fushore.
4. Që ka të bëjë me vende që shtrihen jashtë qyteteve. Kërkime (studime) fushore.