Jump to content

furtunë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

furtunë f.

  1. Erë e fuqishme, që shoqërohet zakonisht me shi të rrëmbyer, me breshër a me dëborë të dendur; erë e fortë që fryn në det kur është kohë e keqe; shtrëngatë, stuhi. Furtunë e madhe. Furtunë me borë. Ditë me furtunë. Filloi (shpërtheu) furtuna.
  2. fig. shih STUHI,~A 4. Furtuna e revolucionit (e luftës). Furtuna e krizave (në vendet kapitaliste). Përballon (mposht) furtunat. Kaloi edhe një furtunë.
  3. përd. mb. Shumë i shpejtë e i shkathët. Djali ishte furtunë.
  • Bëri furtunë (tufan) shkaktoi tronditje të madhe, përmbysi, shembi diçka. U bë furtunë (tufan)

a) iku shumë shpejt, u bë erë;

b) u deh tej mase, u bë tape;

c) u bë si i shkalluar, u egërsua shumë, u tërbua. Iku (erdhi, kaloi) si reja me furtunë (me breshër) shih te RE,~JA I. Kush mbjell erën do të korrë furtunën (stuhinë) libr. fj. u. shih te MBJELL.