furrik

Nga Wiktionary

FURRIK m.

1. Vend i përgatitur me kashtë ose me bar, ku shpendët shtëpiakë bëjnë vezët dhe çelin të vegjlit e tyre. Furriku i pulës (i rosës, i patës). Furriku i klloçkës. Bën furrik. Zë furrikun. Rri në furrik.

2. Veza që vihet në këtë vend që të shkojë pula, rosa etj. për të pjellë, qokë. E theu furrikun.

3. fig. Qoshe e ngrohtë a vend i rehatshëm që zë dikush, strehë e rehatshme. Ka zënë furrik të mirë.

4. Sipërfaqe shumë e vogël, pëllëmbë. Një furrik vend.