Jump to content

furkë

Nga Wiktionary

FURKË f.

1. Shkop i trashë e i gjatë me një bigë në krye, që shërben si mbështetëse për diçka; bigë, mbajtëse. Furkë mbajtëse. Furkat e pjergullës. Furkat e kasolles. Furka e vegjës. I vë një furkë. E mbaj me furkë.

2. Shkop me bigë në majë, ku vihet shtëllunga e leshit a e pambukut për ta tjerrë. Furkë leshi. E tjerr në furkë.

3. krahin. Sfurk. Furkë druri (hekuri). Furkë për bar.

4. Secila nga shtyllat kryesore prej druri, të ngulura në tokë në çdo qoshe të kasolles a të shtëpisë së ulët, mbi të cilat hidhen trarët anësorë të çatisë. Shtëpi me furka. Vë furkat.

  • U bë furkë u dobësua shumë, u bë shkop. I ikën furkat luajti mendsh, u prish nga mendtë. E nxori në furkë diçka ua bëri të njohur të gjithëve, nuk e mbajti të fshehur. Del si boshti para furkës shih te BOSHT,~I.