furi

Nga Wiktionary

FURI f.

1. edhe fig. Vrull i fuqishëm që shpërthen në mënyrë të papërmbajtur e që zgjat shumë; forcë e madhe që vepron me shpejtësi e që përlan çdo gjë që gjen përpara; turr i fuqishëm; tërbim. Furia e shiut (e erës). Furia e luftës. Furia e ndjenjave (e zemërimit). Shpërtheu (buçiti, sulmoi) me furi. U hodhën me furi mbi armikun.

2. kryes. Erë shumë e fortë që fryn me rrëmbim të madh; stuhi, furtunë. Furitë e motit.