Jump to content

furfule

Nga Wiktionary

FURFULE f. bised.

1. Erë e ftohtë që fryn në dimër me rrëmbim, murrlan. Fryn furfuleja.

2. vet. ~, ~TË. Ashkla që dalin gjatë zdrugimit. Mbledh furfule. E ndezin zjarrin me furfule.

3. fig. Njeri mendjelehtë.