Jump to content

funt

Nga Wiktionary

FUNT I m.

Njësi peshe e barabartë me rreth 500 gramë. Funti anglez njësi peshe e barabartë me 453,6 gramë. Funti gjerman njësi peshe e barabartë me 409,5 gramë. Funti i farmacisë njësi peshe që përdoret në farmaci dhe që është e barabartë me 307,3 gramë.


FUNT II m.

Njësia monetare bazë e Anglisë dhe e Irlandës së Veriut; monedhë që ka këtë vlerë.