Jump to content

fundor

Nga Wiktionary

FUNDOR mb. libr.

1. Që ndodhet në fund të diçkaje; i fundit. Vijat fundore të fushës. sport. Segment fundor. gjeom. Rimë fundore. let. rimë me theks në rrokjen e fundit të fjalëve që rimojnë. Zanore (bashkëtingëllore, rrokje) fundore. gjuh.

2. përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.

3. si em. ~E, ~JA f. ~E, ~ET gjuh. Rrokje, grup tingujsh a tingull në fund të fjalëve. Fundorja e fjalëve. Fundorja -ë (-e, -at, -më, -izëm...).

4. si em. ~E, ~JA f. ~E, ~ET. gjuh. vjet. Prapashtesë.