Jump to content

fundit

Nga Wiktionary

FUNDIT mb.

1. Që është në fund a në skajin më të tejmë të një vargu ose të një radhe frymorësh, sendesh, dukurish etj.; që vjen pas gjithë të tjerëve; kund. i parë. Vagoni i fundit. Rreshti i fundit. Shtëpia e fundit. Pema e fundit. Stacioni i fundit. Qesh mirë ai që qesh i fundit. fj. u.

2. Që ka mbetur në fund e një i vetëm, pasi janë larguar ose janë harxhuar gjithë të tjerët. Dallëndyshja e fundit.

3. Që ndodhet në fund të një vendi të thelluar, të një ene etj. Shtresa (pjesa) e fundit.

4. Që shënon mbarimin e një kohe të caktuar; që nga ana kohore kryhet në fund të një vargu ngjarjesh, veprimesh, punësh a dukurish; që shënon cakun kohor kur dikush a diçka mbaron së qeni e nuk vijon më tej. Dita e fundit e javës. Muaji i fundit i vitit. Viti i fundit i pesëvjeçarit. Perandoria e fundit.

5. Që ka të bëjë me kohën më të afërt përpara çastit kur flasim, që sapo është bërë e ka ndodhur; më i ri. Kohët e fundit. Ditët e fundit. Zbulimet e fundit. Vendimet e fundit. Udhëzimi (fjalimi) i fundit. Të rejat (lajmet, ngjarjet) e fundit. Sipas të dhënave (njoftimeve) të fundit. Prodhimi i fundit.

6. Që është para vdekjes, që e thotë në çastin para vdekjes. Në orën (ditën, çastin) e fundit. Fjala e fundit. Në grahmat e fundit. Dëshira e fundit. Vullneti i fundit porosia që lë dikush përpara se të vdesë.

7. Më i lartë; më i rëndë. Masa e fundit. Shkalla e fundit. Dënimi i fundit.

8. Përfundimtar; vendimtar. Qëllimi i fundit. Grushti i fundit. Goditja e fundit.

9. fig. Që ka më pak vlerë ose rëndësi; që është më i prapambetur se të tjerët. Njeriu (më) i fundit.

10. përd. em. sipas kuptimeve 1, 2, 9 të mbiemrit. S'është as i pari, as i fundit.

  • Së fundi kohët e fundit. Më së fundi tekembramja, më në fund. Tek e fundit në fund të fundit. Në analizë të fundit libr. shih tek ANALIZ/Ë,~A. Banesa e fundit euf. varri. I dorës së fundit i një cilësie shumë të dobët. Në dorë të fundit gati në përfundim. Fisheku i fundit i vetmi mjet që i ka mbetur dikujt e që ka në dorë, mundësia e vetme. Fjala e fundit shih te FJAL/Ë,~A. Deri në frymën e fundit deri në vdekje. Guri (zari) i fundit prova e fundit. Në instancë të fundit libr. në fund të fundit, tek e fundit. I orës së fundit shih tek OR/Ë,~A I. Në pikë të fundit në fund të fundit, tek e fundit. Udhëtimi i fundit libr. vdekja dhe varrimi. Deri në pikën e fundit të gjakut deri në vdekje. I fundit o qesh, o qan fj. u. shih te QAJ. I hoqi gurin e fundit dikujt shih te HEQ. I jap dorën e fundit diçkaje e mbaroj, e përfundoj. Dha frymën e fundit vjet. shih te FRYM/Ë,~A 8. I dha grushtin e fundit e dëmtoi shumë rëndë ose e shkatërroi plotësisht. I dhanë lamtumirën e fundit lart. shih te JAP. Edhe po të jetë në fund të detit.. . shih te DET,~I. Luaj (hedh, përdor) letrën (kartën, gurin, zarin) e fundit përdor edhe mundësinë e vetme që kam për t'ia arritur diçkaje. Ndau kafshatën e fundit (kafshatën e gojës) me dikë shih te KAFSHAT/Ë,~A. Është vrima e fundit e kavallit (bishti i kavallit) shih te KAVALL,~I. Ka shkuar (ka vajtur) në pikë të fundit është në një gjendje ekonomike, shëndetësore, morale shumë të rëndë, është si mos më keq.