ftohtësi
Appearance
FTOHTËSI f.
1. Gjendja e ftohtë e një sendi, të qenët i ftohtë; temperaturë e ulët; kund. ngrohtësi; nxehtësi. Ftohtësia e ujit (e ajrit e dëborës). Ftohtësia e motit (e dimrit). E mban ftohtësinë.
2. Ndjenja që kemi kur na ftohet trupi, ndjenjë e të ftohtit. Ndiej ftohtësi.
3. fig. Qëndrim i ftohtë ndaj dikujt, mungesë përzemërsie; të qenët i ftohtë (në sjellje, në qëndrim a në marrëdhëniet me dikë); qëndrim mospërfillës. E priti me ftohtësi. E ndiente ftohtësinë:
4. Mungesë e ndjenjave të ngrohta në një vepër arti etj., e cila bën që ajo të mos jetë e gjallë e tërheqëse, të mos i prekë njerëzit. E ka shkruar me ftohtësi. E tregonte (e përshkruante) me ftohtësi.