Jump to content

ftoh

Nga Wiktionary

FTOH kal.

1. E bëj më të ftohtë, i pakësoj të nxehtët; i heq të ngrohtët dhe e bëj të ftohtë; kund. ngroh. Ftoh ujin (qumështin, gjellën), Ftoh dhomën. Ftoh pjeprin.

2. fig. E, bëj dikë t'i dobësojë e t'i prishë lidhjet e marrëdhëniet miqësore me një tjetër ose të mos ketë për të dashurinë e mëparshme, e largoj dikë nga një njeri i afërt; ia pakësoj dikujt dëshirën, vullnetin a vrullin për një punë. Ua ftohu miqësinë (marrëdhëniet). Ia ftohu ndjenjat. E ftohu me vëllanë (me shokët).

3. Lëvroj tokën për herën e tretë. E ftohu tokën.

4. bised. Shuaj, fik. Ftoh dritën (llambën, kandilin). Ftoh zjarrin.

5. Kalit një vegël prej metali duke e nxehur shumë e duke e futur pastaj menjëherë në ujë të ftohtë. Ftoh sëpatën.

  • I ftohu (i uli, i shoi, i shtroi, i zbuti) gjakrat shih te GJAK,~U I. I ftoha kryet (kokën) dikujt i zgjidhi një hall të madh; e nxori nga një gjendje e rëndë. As të ngroh, as të ftoh shih te NGROH.