Jump to content

fshirëse

Nga Wiktionary

FSHIRËSE f.

1. Fem. e FSHIRËS,~I 1, 2.

2. Top i vogël prej leshi etj. ose një copë sfungjer që përdoret për të fshirë dërrasën e zezë.

3. Copë e vogël prej gome, që përdoret për të fshirë diçka të shkruar ose të vizatuar në letër; gomë.

4. Copë katërkëndëshe prej gome, prej cohe, prej plastike etj., që shtrohet te pragu i derës së jashtme për të pastruar këpucët kur hyjmë në shtëpi a në një ndërtesë tjetër. Fshirëse këmbësh.

5. Fshesë e posaçme prej pendësh a prej diçkaje tjetër, me të cilën fshijmë pluhurin.

6. tek. Makinë a pjesë e një mekanizmi, që shërben për të hequr pluhurin ose për të pastruar diçka. Fshirësja e tytës së topit.

7. Shufër metalike me një rrip gome, që lëviz mbi xhamat e përparmë të një automjeti për të hequr ujin kur bie shi ose për të pastruar pluhurin. Fshirëse xhami. Fshirëset e makinave.