Jump to content

fshihem

Nga Wiktionary

FSHIHEM I vetv.

1. Shkoj në një vend ku nuk dukem a që nuk e di njeri që të mos më gjejnë dot; futem në një vend të fshehtë për t'u ruajtur nga ndonjë rrezik. U fsheh prapa derës (pas gardhit). U fsheh në qilar. U fsheh në pyll.

2. vet. veta III fig. Gjendet në gjirin e diçkaje, ruhet e padukshme në brendinë a në përbërjen e diçkaje. Në tokë fshihen minerale me vlerë. Fshihen rezerva të mëdha.

3. vet. veta III bised. Perëndon. U fsheh dielli.

4. pës. e FSHEH.

  • Fshihet pas bregut shih te BREG,~U. Fshihet pas (prapa) gishtit (pas hijes së gishtit) shih te GISHT, ~I. Fshihet pas gjuhës së vet shih te GJUHË,~A I. Nuk fshihet derri në thes fj. u. shih te DERR,~I. Nuk fshihet (nuk mbulohet, nuk zihet) dielli me shoshë fj. u. shih te DIELL,~I. Nuk fshihet (nuk hyn, nuk futet) hosteni (minarja) në thes fj. u. shih te MINAR/E, ~JA.


FSHIHEM II vetv.

1. Fshij me peshqir a me një rrobë të thatë trupin ose një pjesë të tij pasi jam larë a jam lagur. Fshihem me peshqir (me shami).

2. Heq me furçë, me leckë etj. pluhurin ose ndonjë njollë nga rrobat a nga trupi im, pastrohem. Fshihem me kujdes (shpejt e shpejt).

3. vet. veta III fig. Nuk është më diçka, shlyhet zhduket. Fshihet nga kujtesa.

4. Pës. e FSHIJ.