fshesë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

FSHESË f.

1. Tufë melekuqesh të thata a bimësh të tjera barishtore ose tufë degësh të holla të disa shkurreve, të qepura e të lidhura bashkë dhe me një bisht, që përdoret për të fshirë shtëpinë, oborrin, rrugën etj. Fshesë melekuqeje (zhuke, bari, shqope). Fshesa e re fshin më mirë. fj. u.

2. Aparat i posaçëm elektrik që përdoret për të thithur pluhurin në dhoma e në vende të tjera, për të pastruar mobiliet, raftet me libra, veshjet etj. Fshesë elektrike (automatike).

3. Tufë kashte me një bisht, që përdoret zakonisht nga farkëtari për të mbledhur zjarrin dhe për ta spërkatur atë me ujë. Fshesë zjarri. Fshesa e farkëtarit.

4. bot. Melekuqe. Mbjellin fshesë. Korrin fshesën.

5. bot. Emërtim i përgjithshëm për disa lloje bimësh, kërcejtë e degët e të cilave përdoren për të fshirë. Fshesë e egër.

6. Fshirje me fshesë. I dha (i shkoi) një fshesë dhomës (shtëpisë, oborrit) e fshiu shpejt e shpejt.

  • Bishti i fshesës njeri që nuk përfillet nga të tjerët (në një familje a në shoqëri). I ra fshesa (kosa, gërsheta) shih te BIE I. E bëri fshesë dikë e trajtoi keq dikë, e mori nëpër këmbë. I vuri fshesën dikujt a diçkaje

a) e përzuri dikë, e dëboi;

b) e zhduku fare diçka, e fshiu nga faqja e dheut. Bëju fshesë shtëpisë sate! fj. u. secili duhet të shohë dhe të ndreqë më përpara të metat e veta, pastaj të qortojë të tjerët. Është (ende) fshesë e re dikush sapo ka filluar të punojë dhe është ende shpejt për ta vlerësuar punën e tij; në fillim përpiqet e mund të punojë mirë, por s'dihet si do të punojë më vonë. Unë për lisa, ti për fshesa shih te LIS,~I. Fshesa e qershisë bujq. tufë e dendur degësh që dalin në trungun e qershisë e të vishnjës dhe që i dëmtojnë ato. Lule fshese bot. shih te LUL/E,~JA.