fshehur
Appearance
FSHEHUR mb.
1. Që është vënë në një vend të fshehtë për të mos e parë e për të mos e gjetur të tjerët, që është hequr mënjanë për të mos e marrë dikush ose për ta ruajtur nga ndonjë rrezik. Gjë e fshehur. Para të fshehura.
2. Që është mbajtur në fshehtësi, që nuk është shfaqur; i fshehtë. Ndjenja të fshehura.
3. Që vepron në fshehtësi, që punon fshehurazi a në mënyrë tinëzare. Njeri i fshehur.
4. Që është bërë pa e marrë vesh të tjerët, që është bërë fshehurazi. Veprime të fshehura.
5. Që lind e zhvillohet pa dhënë shenja të dukshme. Sëmundje e fshehur.
FSHEHUR ndajf.
Në mënyrë të fshehtë, në fshehtësi, fshehtas. Rri fshehur. E mbaj fshehur.