fshatarësi
Appearance
FSHATARËSI f.
1. përmb. Popullsi që banon në fshat dhe që merret kryesisht me bujqësi e me blegtori. Fshatarësia e fushës (e zonave malore). U mblodh fshatarësia.
2. ek. Klasa e prodhuesve të bujqësisë, e shtypur dhe e shfrytëzuar nga klasat sunduese (në rendin skllavopronar e sidomos në rendin feudal e kapitalist). Fshatarësia e varfër (e mesme). Fshatarësia e pasur shtresa e borgjezisë së fshatit në vendet kapitaliste që zotëron toka të gjera, bagëti të shumta e mjete prodhimi dhe shfrytëzon punën e të tjerëve.